“Rastit të cilin ju i referoheni dyshohet se ka ndodhur në komunën e Skenderajt. Viktima është e moshës rreth 71 vjeçare, ndërkaq i dyshuari për këtë rast tani për tani është i panjohur, dyshohet se është i moshës së re”, ka thënë Preteni.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin zëdhënësi i kësaj prokurorie, Valon Preteni. Një rast i dhunimit është raportuar se ka ndodhur në Skenderaj më 4 nëntor të këtij viti.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se viktima e këtij rasti është e moshës rreth 71-vjeçare, ndërsa i dyshuari deri më tani i panjohur, është i moshës së re.
Ai ka shtuar se janë në trajtim të rastit dhe për shkak të hetimeve nuk mund të japin më shumë detaje.
Ndryshe, për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës këtë të mërkurë, përmes raportit 24 orësh.
Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar më 6 nëntor 2022, ndërsa viktima një ditë më pas është dërguar në ekzaminim mjekësor.
“Skenderaj 04.11.2022 – 14:30. Me 06.11.2022 është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Me 07.11.2022 viktima është dërguar në ekzaminim mjekësor”, thuhej në raport.