Babai dhe djali janë arrestuar në Pejë, pasi që janë rrahur mes vete. Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur dhe mjete të forta, ku si pasojë kanë pranuar dhe tretman mjeksor.
“Pejë 23.05.2024 – 11:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e bir), pasi të njëjtit ishin përfshirë në një rrahje mes veti. Gjatë përleshjes të dyshuarit kishin përdorur edhe mjete të forta. Pas pranimit të tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit njëri i dyshuar është dërguar në mbajtje, kurse i dyshuari i dytë është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.