Gjykimi ndaj Krivaqës e Sejdiut, fillon nga ora 13:00 – u shtye për pak orë

Seanca e rigjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, pritet të nis nga ora 13:00.

Fillimisht ajo ishte paraparë të mbahej nga ora 10:00, por që u shtye me arsyetimin se të akuzuarit nuk mund të silleshin nga burgu deri në gjykatë në këtë kohë.

Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa e kishte liruar nga akuza për dhunim.

Sejdiu ishte dënuar me 15 vjet burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë. Ai ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.

Por, Gjykata e Apelit me aprovimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj dhe mbrojtjes së dy të akuzuarve, e ka kthyer çështjen në rigjykim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.