Bayer Leverkusen ka triumfuar në finalen e Kupës së Gjermanisë ndaj Kaiserslauternit.
Leverkusen arritën t’i mposhtin ata me rezultat minimal 1-0, teksa ishin me një futbollist më pak që nga minuta e 43-të kur mbrojtësi Odilon Kossounou u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Golin vendimtar e shënoi Granit Xhaka, i cili realizoi një eurogol nga distanca në minutën e 16-të.
Ky është trofeu i dytë i Leverkusen këtë sezon, pas triumfin në Bundesliga, teksa në finalen e Europa League u mposht në mesjavë, duke humbur shansin të fitonte një tripletë të mundshme.