Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca fillestare në rastin ku Bislimi e Lushtaku bashkë me deputetët Hajdar Beqa dhe Bekim Haxhiu, akuzohen lidhur me rastin e përleshjes së ndodhur, më 13 korrik 2023 në Kuvendin e Kosovës.
Por, palët janë pajtuar që rasti të shkojë në procedurë të ndërmjetësuar.
Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa, ka thënë se është për procedurë të ndërmjetësimit “nëse të gjitha palët janë të dakorduara”. Njësoj u shpreh edhe ministri i Financave, Hekuran Murati.