Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 3 qershor do të nisin renovimet në QMF-7.
Komuna i ka thënë banorëve në Emshir/ Kalabria që të drejtohen në QMF’të tjera më të afërta.
“Të nderuar banorë të lagjes EMSHIR/KALABRIA, ju njoftojmë që nga data 03.06.2024 fillojnë renovimet në QMF-7, andaj luteni në mirëkuptim që për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të drejtoheni në QMF-të më të afërta, deri në njoftimin e radhës. Ju faleminderit në mirëkuptim”, thuhet në njoftimin e komunës.