Ministrja e Drejtësisë në Republikën e Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar pas mbylljes së grupit në Telegram “AlbKings”.
Përmes rrjetit social Facebook, Haxhiu ka shkruar se “”Albkings” mund të jetë një lajm i pasdites apo mbrëmjeve por për shumë vajza dhe gra, viktima të këtij grupi do të mbetet plagë dhe traumë jetësore”.
“Si institucione e kemi për obligim që të mos lejojmë individë apo grupe njerëzish me mendësi kriminale që përmes rrjeteve sociale apo formave të tjera të shkatërrojnë jetët e vajzave dhe grave”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë: