Kurti vendosi lule të freskëta në përkujtim të rënies heroike të dy luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në betejën e ashpër me forcat serbe.
Duke iu falënderuar luftës së tyre e shokëve të tyre, dëshmorëve, veteranëve e invalidëve të luftës dhe popullit mbarë, gëzojmë lirinë dhe e kemi shtetin, tha kryeministri, duke ritheksuar se u jemi përjetë mirënjohës dhe falënderues.
Shefi i Qeverisë tha se kjo duhet bartur brez pas brezi dhe institucionalizuar në muze në mënyrë që të mësohet historia e dëshmorëve.
Në bashkëbisedim me familjarët e dëshmorëve, Kurti vlerësoi kontributin e këtyre dy familjeve patriotike dhe i falënderoi për qëndresën e tyre.

