“Sezoni dimëror sipas ligjit të trafikut fillon prej 15 nëntorit dhe vazhdon deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. Sipas dispozitave të trafikut të gjithë ngasësit e automjeteve, pjesëmarrës në komunikacion, gjatë sezonit dimëror janë të obliguar që të posedojnë pajisjet e domosdoshme dimërore si gomat e dimrit, zinxhirët”, njofton policia.
Pajisjet dimërore të cilat duhet t’i posedojnë pjesëmarrësit në trafik janë, gomat e dimrit, zinxhirët etj.
Policia e Kosovës njofton të gjithë pjesëmarrësit në trafik se nga data 15 nëntor deri më datë 15 mars të vitit të ardhshëm, fillon sezoni dimëror me ç’rast të njëjtit janë të obliguar që të posedojnë pajisjet e nevojshme për ngasje të veturës.
Disa këshilla se si të ngisni makinën gjatë stinës së dimrit të publikuara nga Policia e Kosovës:
-Operatori i pajisjeve nuk mund t’ju shohë dhe dukshmëria e juaj është e kufizuar për shkak të reshjeve të dëborës, mbani distancë për sigurinë tuaj.
-Të gjitha pasqyrat dhe dritaret duhet të jenë plotësisht të pastruara për të përmirësuar dukshmërinë, por mos harroni të pastroni kapakun mbi motor, kulmin dhe kapakun tek bagazhi.
-Pneumatikët e dimrit janë të shënuar me shenjë M+S, MS, M&S ose ndonjë shënjë tjetër indentifikuese nga prodhuesi i pneumatikëve.
-Kontrolloni filtrat (ajrin, vajin dhe lëndën djegëse), zëvendësojeni ata nëse janë të nevojshëm.