Rrokulliset me traktor, humb jetën një 36-vjeçar

Një 36-vjeçar ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti me traktor në komunën e Leposaviqit.

Lajmin për portalin ka konfirmuar zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Mbrëmë rreth orës 19:30 në Leposaviq ka ndodhur një vetaksident me fatalitet. Një person i nacionalitetit serb është rrokullisur me traktor”, tha Elshani.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.