/

Osmani takohet me dy zyrtaret amerikane në San Salvador, flasin për sigurinë e partneritetin mes dy vendeve

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me nën-sekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes.

Në këtë takim, Osmani ka thënë se kanë folur për partneritetin e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe për mundësitë për rritjen e tregtisë dhe forcmimin e bashkëpunimit ekonomik.

“Një fillim i mbarë i ditës me partnerët tanë amerikanë! Në San Salvador, u takova me nën-sekretaren e Shtetit për tregti ndërkombëtare Marisa Lago dhe ndihmës-sekretaren e Shtetit, Julieta Valls Noyes. Diskutim përmbajtësor për partneritetin tonë me Shtetet e Bashkuara, zhvillimet e fundit të sigurisë, mundësitë për rritjen e tregtisë dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik.  🇽🇰 🇺🇸”, ka shkruar Osmani, derisa ka publikuar disa foto nga takimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.