Konjufca pasi dështoi rezoluta e LDK-së kundër sulmeve seksuale, me shaka: Nuk kaloi për pak

“Rezoluta fatkeqësisht nuk kalon, por nuk kaloi për pak”, tha Konjufca.

Nuk ka kaluar rezoluta kundër sulmeve seksuale e prezantuar nga deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili.

Pasi u hodh në votim, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se “75 deputetë ishin në sallë por vetëm 61 deputetë kanë votuar, 26 vota i ka marrë për, 1 votë kundër dhe 34 vota kanë abstenuar”.

Doarsa Kica-Xhelili i ka ftuar deputetët e pozitës ta votojnë këtë rezolutë pak para se të hidhej në votim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.