Statovci: Nuk shuhet AKP-ja pa u themeluar Fondi Sovran

Zëvendëskryetarja e parë në Komisionin Parlamentar për Ekonomi, Jeta Statovci, thotë se shuarja e Agjencisë së Privatizimit varet nga disa institucione.

“Procese të tilla varen nga themelimi i Fondit Sovran, i cili nga partitë opozitare është dërguar në Gjykatën Kushtetuese. AKP sipas një strategjie që ka bërë planifikon që aktivitetet kryesore, siç janë shitja edhe transformimi i pronës të përfundojë në fund të këtij viti.

Kjo varet edhe nga institucionet tjera siç janë: themelimi i Fondit Sovran në të cilin do të transferohen një numër i aseteve; ligji për toka bujqësore, ku planifikohet të barten rreth 15,000 hektarë tokë; ligji për Agjencinë e Pyjeve, ku gjithashtu parashihet të barten diku rreth 14,000 hektarë tokë të kategorisë mal; dhe Dhoma e Posaçshme e Gjykatës Supreme, në të cilën janë diku 13,500 ankesa.

Si përfundim AKP ka ndërmarr të gjitha masat që premtimi i dhënë të realizohet, por megjithatë varet edhe nga institucionet tjera të cekura tashmë”, ka potencuar Statovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published.