Kryeministri Albin Kurti ka folur nga Turqia për problemet që shteti ynë ka me Serbinë, ku ka thënë se kjo e fundit nuk i pranon krimet e kryera nga Millosheviqi.
Kreu i qeverisë ka thënë se Kosova nuk do të hesht dhe do të kërkojë drejtësi për viktimat.
“Me Serbinë kena probleme për shkak se nuk po na e njohin pavarësinë dhe nuk po i pranojnë krimet e kryera nga Millosheviqi që janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocidale. Ne asnjëherë nuk do ta heshtim këtë dhe gjithmonë do të kërkojmë drejtësi për viktimat. 10 mijë civil të paarmatosur, të pambrojtur, na i kanë vra. 1133 fëmijë na i kanë vra para 25 viteve, 20 mijë gra e vajza janë të dhunuara”.
Kurti tutje ka thënë se shteti ynë nuk është kundër serbëve.
“Ne nuk jemi kundër serbëve, Serbia është kundër neve, po vetën në qafë e pastë për shkak se ne do të zhvillohemi e do të përparojmë”, ka pohuar Kurti.