Analisti i afërt me VV-në: Kusari-Lila duhet të japë dorëheqje

Analisti politik, Blerim Gashi, i cili njihet si përkrah i VV-së, ka kërkuar dorëheqjen e Mimoza Kusari-Lilës nga posti i Shefes së Grupit Parlament të VV-së.

Në një emision politik, ai ka thënë se ka qenë gabim komunikimi i deputetes së VV-së me kriminelin serb Milan Radoiçiq.

Sipas tij, Kusari-Lila është dashur të jap dorëheqje morale qysh vitin e kaluar, kur gazeta ishin publikuar bisedat e saj me shefin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq.

“Se paku çka është dashur atëherë dhe tash që znj Kusari të bëj është një dorëheqje morale, se paku nga pozicioni i shefes se Grupit Parlamentar të VV-së. Sepse kjo edhe mund të përkthet keq”, ka thënë Gashi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.