“Miratimi i këtyre tri ligjeve mundëson rishikimin e akteve në fuqi si dhe nxjerrjen akteve tjera, si rregulloreve dhe udhëzimeve administrative, për sistemin organizativ dhe funksional të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe sistemin organizativ dhe operacional të FSK-së.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se nga sot, Ushtria e Republikës së Kosovës nuk ka kufizim në numër, dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë deri në 25 vjeç.
Mehaj përmes një shkrimi në Facebook tha se miratimi i tri projektligjeve sot në Kuvend avancon fuqishëm bazat ligjore të organizimit dhe funksionimit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK’së.
Këto projektligje janë sukses i madh i gjithë Republikës së Kosovës sepse kemi avancuar bazën ligjore në përputhje me interesat tona shtetërore dhe standardet më të larta të legjislacionit të vendeve anëtare të NATO-s”, tha mes tjerash ai.