Dje nga njësitë policore të Fushë Kosovës është arrestuar një person i dyshuar për disa vjedhje të rënda.
Rastet kanë ndodhë në periudhën janar-qershor 2024, kryesisht në zonën e Fushë Kosovës ku janë vjedhur stoli ari, mjete punë si dhe gjësende në markete.
Puna e hetuesve policor, është finalizuar dje ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të arrestojnë personin e dyshuar.
Personi i dyshuar A.H., mashkull 27 vjeç, me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejn veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastet (tetë raste) ku personi i arrestuar dyshohet të jetë i përfshirë.