Ministri i Financave, Punës dhe Tranfereve, Hekuran Murati, ka thënë se do të ndahen mjete shtesë për stafin e Komisionit të Pavarur për Media, pasi me Ligjin e Ri, është shtuar fushëveprimtaria e saj.
Por krijimin e këtij agjencioni e kundërshtoi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.
Tha se agjenci të tilla janë mbi 100.
“A keni një koment ne lidhje krijimin e agjencive, pse është ky ndryshim në qeverisjen tuaj qe e prek shërbyesin civil por edhe atë financiar në veçanti dhe që s’ka bazë analizë studimore mbi asnjë raport. Tash janë bërë mbi 100, tash ka edhe kosto shtesë financiare, pse kemi agjension, ku janë analizat që nuk po bën drejtoria e rrugëve në këtë situatë çfarë ekziston”.
Ndërkaq Ministri Murati tha se ajo është krijuar me qëllim që të bëhet “menaxhimi sa më i mirë i punëve ekzekutive”.
“Në lidhje me atë që sapo e thatë, sa i përket logjikshmerisë se krijimit të kësaj agjencie, ka të bej më tepër me menaxhimin e punëve ekzekutive të punëve në terren të kalojnë në agjenci, e vërtetë qe janë krijuar në të kaluarën një numër i madh agjencish, por tashmë ka një numër të madh të shuarjes së tyre”, tha Murati, teksa e kundërshtoi sërish deputeti i PDK-së, Ferat Shala.
“S’ke qenë në seancë por Ligji qe po diskutohet sot s’ka arsyeshmeri. Ligji për rrugët vjen ministri i Shëndetësisë e arsyeton. Askush tjetër, ti duhet me dit qe ky agjencion që sot po e mbroni nuk ka arsyeshmëri.
Kundërshtime pati edhe deputeti i pushtetit, Eman Rrahmani. Madje, ky i fundit kërkoi që në seancën e radhës plenare të vijë ministri e ta arsyetojë këtë agjencion.
“Besoj qe është e rëndësishme që ministri me ardh me prezantu në kuvend para të gjithëve, cili është kuptimi i krijimit të një agjencioni nëse ajo çka ndryshohet është paga e drejtorit”.
Në fund, shefi i kuletës së shtetit tha se Komisioni i Pavarur për Media, ka kosto shtesë që do të shkoj për pagat e stafit shtesë meqë zgjerohet veprimi i tyre. Tha se si Qeveri e përkrahin ndarjen e buxhetit për staf shtesë.