Një person ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të rënda që mori në një aksident trafiku që ndodhi më 2 qershor në Fushë Kosovë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima po trajtohej në spital pas lëndimeve të marra.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Lidhur me rastin, nga familjarët është njoftuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte nën përkujdesje mjekësore ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.