President i Akademisë Papnore për Jetën, Vicenzo Paglia tha se “Mos të harrojmë që presindenti, Ibrahim Rugova, ishte si baba i popullit tij”.
Gjatë fjalimit të tij në konferencën ndërkombëtare ‘Rugova dhe Perëndimi’ të LDK-së tha se presidenti Rugova e ka udhëhequr vendin e tij drejt pavarësisë.
Sipas tij, Rugova, që ishte president i parë i Kosovës tha se nuk mund të krahasohet me ndonjë politikan tjetër.
Ai tutje tregoi detaje të personalitetit të Rugovës, që sipas tij është i pashoq.
“Rugova e kultivoi këtë vizion me gjithë zemër e mendje. Shpresoj që të kemi një përmbledhje për Ibrahim Rugoves. Që kur u zgjodh president i Kosovës me një fitore të madhe ai i qëndroi besnik qëllimit për ta arritur pavarësinë e plot të vendit. Edhe kur negocioi marrëveshjet për shkollat me Beogradin, nuk i iki asnjëherë qëllimit të vendit të tij. Rugova u bë bashkëbisedues i tërë popullit kosovar me autoritetet e Beogradit”, deklaroi Paglia.