/

Podujeva bëhet me objekt të Poliklinikës Specialistike, Bulliqi: Qytetarët së shpejti nuk do të jenë më të detyruar të udhëtojnë në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Elvir Azizi, nënshkruan marrëveshje (kontratë) për shfrytëzimin afatgjatë të objektit që është i dedikuar për Poliklinikë Specialistike.

Në njoftimin për media thuhet se ky objekt që është pronë e Komunës së Podujevës, në bazë të kësaj kontrate i jepet SHSKUK-së në shfrytëzim afatgjatë pa pagesë.

Ndërkohë, SHSKUK-ja do të bëjë rekrutimin e stafit të mesëm dhe blerjen e disa pajisjeve të nevojshme, për të cilat tashmë i kanë nisur procedurat e prokurimit

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes-kontratës, kryetari Bulliqi u shpreh i lumtur që qytetarëve të Podujevës shumë shpejt do t’u ofrohen shërbime specialistike në komunën e tyre, për të cilat deri tash janë detyruar të udhëtojnë në Prishtinë”, thuhet në njoftimin.

Në këtë ceremoni të pranishëm kanë qenë edhe ministri për Shëndetësi, Arben Vitia dhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e Podujevës, Adelina Stublla.

Leave a Reply

Your email address will not be published.