Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të premten shënoi 99 vite nga themelimi i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe degëve regjionale me ç’rast në tryezën e mbajtur u diskutuan të arriturat dhe sfidat.
Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha, tha se Instituti është përballë me sfida të kohës, sfida të cilat përgjatë historisë kanë nxjerrë kuadro të shquara.
“Ky moment është historik për të gjithë që kanë punuar e kontribuar për këtë institucion. Teksa reflektojmë per vitin e kaluar ne shohim ndikimin e Institutit për përparimin e shëndetit. Sfidat me të cilat përballemi sot janë komplekse, ne sot reflektojmë mbi arritjet”, tha ajo.
Naser Ramadani, Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, tha se sot është një moment solemn, IKShKP-ja mund të konsiderohet si pikë e shndritshme marrë parasysh të arriturat. IKShKP-ja, do vazhdojë të kujdeset për shëndetin e popullatës për një mjedis të shëndoshë e popullatë.
“Po shënojmë 99 vite që shënon adresimin e problemeve shëndetësore. Ne duhet të kuptojmë rrethanat e vështira në të cilat ka kaluar popullata e Kosovës dhe përpjekjet e mëdha. Për gjithë këto vite IKShKP-ja ka zbatuar me sukses duke pas vazhdimisht mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë”, tha ai.
Profesori, Isuf Dedushaj, bëri një rezyme prej kur ka nis punën IKShKP-ja.
“1925 kam folur me Rockfeller në Kosovë nuk ka pas asnjë mjek shqiptar. 1986 kam përfunduar mjekësinë në Universitetin e Vlorës. Presidenti Rugova na ka dekoruar në përvjetorin e 65-të, shpresoj se të dekorohen edhe në 100 vjetori, tha ai ndër tjera.
Theksojmë se, prezent ishin edhe përfaqësues nga Organizata amerikane WHO, ndaj të cilëve u bë një falënderim për kontributin e dhënë.