Albin Kurti publikon fotot nga darka e shtruar nga Macroni

Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë mbrëmë në një darkë të shtruar në Pallatin Elysee nga Presidenti dhe Zonja e Parë e Francës, Emmanuel dhe Brigite Macron. Bashkë me Kurtin ka qenë edhe gruaja e tij, Rita Augestad Knudsen.

Pamjet nga kjo darkë, Kurti i ka publikuar sot në Facebook.

“Pas diskutimeve në Forumin e Paqes në Paris, mbrëmë patëm nderin dhe kënaqësinë të jemi në darkën solemne në Pallatin Élysée. Bashkë me gruan time Ritën, u pritëm nga Presidenti Francez Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë e Francës, Brigitte Marie-Claude Macron”, ka shkruar Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published.