Bislimi takohet me KKAFZhK, theksohet rëndësia e ndërkombëtarizimit të gjenocidit serb në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi priti sot në takim përfaqësues të Këshillit Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës.

Përgjatë bisedës, fillimisht u përshëndet bashkërisht miratimi i rezolutës në muajin maj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për njohjen e gjenocidit serb në Srebrenicë dhe shënimin e 11 korrikut si “Ditë Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit të Srebrenicës”.

E njëjta dënon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve të luftës.

Sipas një komunikate nga zyra e kryeministrit, në takim u theksua rëndësia e ndërkombëtarizimit edhe të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë, për të cilën organizatat mund të mbështeten plotësisht në përkrahjen e Qeverisë, si dhe u nënvizua domosdoshmëria për zbardhjen e krimeve, masakrave dhe planeve të strukturuara të saj për spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës e vënia para drejtësisë e përgjegjësve të krimeve.

Kosova vijon në përpjekjet e saj të pareshtura institucionale në këtë drejtim, por i cili fatkeqësisht përballet me mosgatishmëri, mohim dhe hezitim nga autoritetet serbe për zbardhjen e tyre.

Serbia, tashmë e njohur ndërkombëtarisht si shtet gjenocidal, duhet të përballet me të kaluarën dhe të mbahet përgjegjëse për gjenocidin në Kosovë.

Pjesëmarrës në këtë takim ishte dhe drejtuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti si dhe Kushtrim Gara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.