Sot u bë një vit që kur Serbia kidnapoi brenda territorit të Kosovës tre policë kufitarë, të cilët më vonë u liruan pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare.
“As shteti i Serbisë nuk u mbajt përgjegjës nga bashkësia ndërkombëtare! Ndërkohë, në komunat veriore agresioni i Serbisë u rrit secilën herë e më shumë – deri më 24 shtator, kur një agresion me terroristë vranë një polic të Kosovës. As për këtë ende nuk ka asnjë aktakuzë nga drejtësia e as përgjegjësi nga Serbia”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Ai tutje ka thënë se një vit pas, gjërat kanë ndryshuar dukshëm për të mirë, në kuptimin e sigurisë, në veri të vendit.
“P.sh. njëmijë qytetarë serbë të veriut të Republikës së Kosovës kanë aplikuar për t’i marrë patenë-shoferët e Kosovës. Aktivitete të lira kulturore e sportive mbahen atje! Edhe në Liqenin e Ujmanit, ku e kishte vilën kryeterroristi Radojçiq (e cila u konfiskua). Nevojitet që serbët të relaksohen dhe politikat e integrimit të tyre të avancohen. Kosova është shtet i tyre, ashtu siç është shtet edhe i yni! E Serbia duhet të rrijë matanë kufirit!!!”, ka shkruar tutje Musliu.