Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, gjatë ditës së sotme është takur me përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, të kryesuar nga kryetari Nijazi Gashi.
Në këtë takim konstruktiv, pensionistët tanë kanë shprehur shqetësimet dhe propozimet e tyre për reformën e sistemit pensional.
U kam premtuar mbështetje të plotë për arritjen e qëllimeve të tyre.
Së shpejti planifikojmë një takim më të madh me Kryeministrin e Kosovës dhe Ministrin e Financave për të gjetur së bashku zgjidhjet më të mira për të gjithë pensionistët tanë.