“Të jesh ndryshe nuk do të thotë që të kesh pengesa në shkollim. Gjithëpërfshirja është e domosdoshme dhe ne jemi të përkushtuar maksimalisht që të mbështesim çdo fëmijë në shkollim. #BashkëeNdreqim.”
Këtë e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, drejtoresha e Arsimit të Komunës së Prishtinës, Besianë Musmurati.
Fëmijëve me nevoja të veçanta, Komuna e Prishtinës do të ju ndajë çdo muaj nga 60 euro për të mbuluar shpenzimet e transportit shtëpi-shkolla/çerdhe.
“Për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta në Komunën e Prishtinës, çdo muaj të ndajmë një shumë prej 60 euro për të mbuluar shpenzimet e transportit shtëpi-shkollë/çerdhe. Të jesh ndryshe nuk do të thotë që të kesh pengesa në shkollim. Gjithëpërfshirja është e domosdoshme dhe ne jemi të përkushtuar maksimalisht që të mbështesim çdo fëmijë në shkollim. #BashkëeNdreqim”, ka shkruar ndër të tjera, Musmurati.