‘Po, është dërguar staf shtesë. Janë plotësuar të gjitha pozitat”, ka thënë Stavileci
Dogana e Kosovës ka dërguar staf shtesë në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak, pas dorëheqjes së 11 zyrtarëve të Doganës, nëntë serbë e dy boshnjakë.
Dorëheqjet e këtyre zyrtarëve kanë ardhur pas vendimit të Listës Serbe për largimin nga institucionet e Kosovës. Deri më tani, serbët janë larguar nga Qeveria, Kuvendi, policia, gjykatat, prokuroritë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.