Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka rënë nën llupën e Prokurorisë së Speciale të Kosovës, nën dyshimin për kurdisje të tenderit “Themelimi i Shërbimit të Arkitektit të Kryeqytetit”, të hapur nga Komuna e Prishtinës, nga i cili doli fitues konzerciumi “Anarch” dhe “Ardi Ç”, që është në pronësi të mikut të Ramës, Astrit Nixhës.
Lajmin për portalin e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij institucioni, Liridona Kozmaqi, e cila ka deklaruar se në këtë fazë nuk mund të ofrojnë informacione tjera.
“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se gjendet në trajtim në Prokurorinë Speciale. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit, në këtë fazë nuk mund të japim informacione tjera”, ka thënë Kozmaqi.
Hetimet e Speciales filluan pasi që më 4 qershor pas raportimeve për shkelje e parregullësi të cilat e shoqëruan gjithë procesin e prokurimit, nga i cili doli fituese kompania e mikut të Ramës.
Sipas raportimeve, Nixha arriti të shpërblehet me tenderin 12 milionësh me dhjetëra dallavere në dokumentet me të cilat aplikoi, e si Komuna e Prishtinës, e udhëhequr nga Rama, e kurdisi tenderin për ta fituar Nixha.