Ditën e sotme, grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së për vitet 2025/2028 ka miratuar disa qëndrime programore.
Në njoftimin e bërë në Facebook, një nga pikat është se paga minimale do të jetë 450 euro.
Poashtu, thuhet se paga mesatare në sektorin publik do të jetë mbi një mijë euro.
Njoftimi:
Sot grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028, diskutoi programin për Ekonominë dhe Sigurinë Sociale dhe miratoi këto qëndrime programore, disa prej të cilave janë me sa vijon:
1. Paga minimale 450 euro;
2. Paga mesatare në sektorin publik mbi 1000 euro;
3. Vlera nën pagën minimale nuk tatimohet;
4. Revitalizim i plotë i kapacitetve energjetike;
5. Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore;
6. Granti i katërt për Komuna, miratimi i Ligjit për Financat Lokale;
7. Burimet njerëzore – Subvencionimi i pagave të sektorëve deficitar;
8. Orari fleksibil në punë në sektorin publik;
9. Domain i veçantë i Kosovës – Pavarësia digjitale;
10. Zhvillimi i industrisë së Turizmit, duke përfshirë agroturizmin dhe turizmin shëndetësor;
11. Kosova nyje logjistike në Ballkanin Perëndimor;
12. Krijimi i klimës së sigurisë për investimet e huaja;
13. Dyfishim i buxhetit brenda mandatit qeverisës.
Në ditët në vijim do të identifikohen prioritetet programore të Aleancës në sektorë të ndryshëm, siç janë: Shëndetësia, Arsimi, Siguria, Bujqësia, Diaspora.