Presidentja Vjosa Osmani është takuar me afaristë shqiptarë në Zvicër.
Gjatë qëndrimit atje, Osmani ka vizituar bizneset e mërgatës, që u përkasin fushës së hotelerisë, turizmit, ndërtimtarisë e teknologjisë.
“Bizneset e mërgatës sonë në Zvicër, në ballë të suksesit në çdo sferë!” shkroi Osmani në njoftimin e saj.
Nga fundjava e kaluar, presidentja është duke qëndruar në shtetin helvetik, ku u mbajt edhe Samiti për paqen në Ukrainë.