Një ankues ka raportuar në polici se, derisa ishte duke punuar me ekskavator, ka hasur në tri mjete të dyshuara të pashpërthyera.
Rasti ka ndodhur në Dejnë të Rahovecit, dje rreth orës 15:40.
Mjetet e pashpërthyera kanë qenë të tipit 4-6.
Në po të njëjtin vend janë gjetur edhe rreth 100 fishekë.
Policia ka bërë të ditur se është informuar njësia për deminim dhe është bërë tërheqja e mjeteve të dyshuara.