Policia e Shkodrës ka ndërmmarë këtë të mërkurë një operacion anti-kanabis, ku ka asgjësuar 6201 fidanë bimësh narkotike.
Policia bën me dije se ka identifikuar dhe ka vënë në pranga autorin e dyshuar të kultivimit në malin e Shoshit, të 835 prej këtyre fidanëve.
Në pranga ka përfunduar shtetasi M. L., 29 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri.
4902 fidanë kanabisi u gjetën gjatë kontrolleve në territorin e njësive administrative Shosh, Shalë, Pult dhe Postribë.
Në territorin e njësisë administrative Temal, Vau i Dejës, u gjetën 244 fidanë kanabis, ndërsa në territorin e njësisë administrative Gjegjan, Pukë, u gjetën 220 fidanë kanabis.
Policia bën me dije se po vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre fidanëve kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.