Gjakovë: Burri i dehur ushtron dhunë dhe kërcënon bashkëshorten, përfundon në pranga

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga problemet më të mëdha të shoqërisë kosovare. Çdo ditë në Polici raportohen disa raste të grave që përjetojnë dhunë  në forma të ndryshme nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Mbrëmjen e kaluar një grua nga Gjakova ka kërkuar ndihmën e Policisë,ku dhe ka raportuar bashkëshortin e saj. 51-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj gruas pasi ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur. Sipas informacioneve të para, i dyshuari edhe e ka kërcënuar bashkëshorten, duke i shkaktuar shqetësim e frikë, për çka ajo u detyrua ta denoncojë. Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se pas raportimit të rastit, Policia ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin.

I njëjti person është shoqëruar në stacionin policor dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti si “Dhunë në familje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.