Sekuestrohet një armë zjarri pa leje në Rahovec

Stacioni Policor në Rahovec, gjatë një interviste të një të dyshuari burrë, lidhur me një rast të kanosjes, i njëjti ka pranuar se kishte një armë zjarri automatike në posedim të paautorizuar.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media ku thuhet se duke vepruar menjëherë mbi këtë informacion, zyrtarët policorë, në bashkëpunim me prokurorin e shtetit, kanë kryer kontroll në vendbanimin e të dyshuarit në rrugën “Bekim Isma” në Rahovec.

“Kontrolli ka rezultuar me sekuestrimin e armës automatike ilegale dhe shtatëdhjetë e tetë (78) copë fishekë. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, ndërsa rasti mbetet të trajtohet në procedurë të rregullt. Mbajtja e një arme pa autorizimin e duhur ligjor përbën vepër penale që paraqet rrezik”, thuhet në komunikatë për media.

Leave a Reply

Your email address will not be published.