Gruaja nga Kaçaniku e sulmon dhe godet me copë xhami një burrë, e bën për spital

Një grua nga Kaçaniku e ka sulmuar fizikisht një burrë, të cilin më pas dhe e ka goditur me një copë xhami. Ngjarja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishin mes tyre. Policia raporton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Kaçanik 19.06.2024, 19:30.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje e dyshuara femër kosovare e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një copë të xhamit. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.