Shala thotë se nga 14 qershori është ndërprerë puna në minierën e Stantërgut

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka njoftuar se nga data 14 qershor, në minierën e Stantërgut është ndërprerë procesi i punës.

Shala thotë se është e habitshme se si menaxhmenti i kësaj ndërmarrje dhe qeveria, mundohen ta mbajnë të fshehur këtë çështje.

“Ky veprim paraqet shkallë të lartë të humbjeve ekonomike për ndërmarrjen Trepça, e njëkohësisht edhe shkallë të lartë të rrezikut për gjendjen e përgjitshme për sigurinë në minierë”, ka shkruar ndër të tjera Shala.

Leave a Reply

Your email address will not be published.