Ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për shkak të mungesës së deputetëve të pushteti.
Kryetarja e këtij Komisioni, Time Kadrijaj, ka thënë se mazhoranca nuk ka interes ta zbardh të vërtetën.
“Diskutimi rreth dokumentacioneve të procedurave nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Po e shohim se mungojnë deputetë nga mozhoranca, po shihet që nuk është asnjë, e vërteta qëndron se unë i pash që janë tu u sill nëpër zyrë, nëpër Kuvend që janë anëtarë të këtij komisionit, por nuk kanë ardhur. Me këtë po shihet se s’kanë interesim të shkojnë më tutje”, ka thënë Kadrijaj.
“Ne ende nuk kemi hyrë në temë, sot është dashur të diskutojmë edhe detyra që ja kish caktuar ekspertëve të votuar në këtë seancë. Ne nuk mundemi me i diskutu se nuk kemi kuorum”, theksoi ajo.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishin vetëm tri deputetet e opozitës, Ariana Musliu-Shoshi e PDK-së, Time Kadrijaj e AAK-së si kryetare dhe Rrezarta Krasniqi e LDK-së.