Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar, e asistuar nga njësitet relevante policore, ka zhvilluar të enjten një operacion të gjerë policor në rajonin e Pejës dhe Prishtinës, që rezultoi me disa të arrestuar, si anëtarë të një grupi kriminal që dyshohet se merrej me fajde.
Të dyshuarit janë përfshirë edhe në veprat penale “Detyrimi” e “Rrëmbim” dhe tashmë është lëshuar urdhër për ndalimin e tyre.
Njëri nga të arrestuarit është Idriz Hajrizi, ndërsa në mesin e të arrestuarve, burimet thonë se janë arrestuar edhe një grua dhe djali i saj. Personat e tjerë të arrestuar janë Valbona Pakashtica, Irfan Pakashtica dhe Anes Pakashtica .
Prokurori i rastit, Ersan Qavolli, ka deklaruar se sot do të ushtohet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër personave që janë dërguar në mbajtje.
Arrestimi i Hajrizit dhe disa të dyshuarve të tjerë u realizua në një kafeteri në Pejë, ndërsa bastisjet u zhvilluan në disa lokacione të ndryshme.