Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati së fundmi u operua në QKUK, e i njëjti ka kritikuar qeverinë Kurti për kushtet e mjerueshme në spitale.
“Disa aspekte infrastrukturore dhe të pajisjeve janë të krahasueshme me spitalet në frontet e luftës në Gaza apo në Ukrainë”, ka shkruar ai fillimisht e ndër të tjera.
Deputeti Kastrati më tej përqendrohet në narrativin qeverisë e për t’ua rrëzuar argumentet për justifikimet e tyre të vazhdueshme e mungesën e llogaridhënies e shmangies së përgjegjësisë për gjendjen në shëndetësinë kosovare.