Shtëpia e futbollit, UEFA ka marr vendim për sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Dakun.
UEFA ka vendosur që Daku të dënohet me dy ndeshje suspendim dhe nuk do të jetë në duelin ndaj Spanjës të hënën në mbrëmje.
Daku u suspendua me dy ndeshje pasi në ndeshjen ndaj Kroacisë që përfundoi në 2:2, Daku iu bashkua thirrjeve të tifozëve që ofendonin popullin maqedonë dhe atë serb.
Ndonëse, futbollisti kosovar kërkoi falje në rrjetin e tij social për veprimin e bërë, UEFA vendosi sipas rregullores.