Lorik Cana: Sonte duhet një zemër shqiptari nga të gjithë ne

Lorik Cana, ish-kapiteni legjendar i kombëtares së Shqipërisë, thotë se sonte nevojitet një zemër shqiptari nga të gjithë futbollistët kuqezinj në “finalen” përballë Spanjës.

“Kemi 80% të këtij stadiumi, janë rreth 40 mijë shqiptarë. Kemi kapur çmimin e vlerave si shqiptarë, jashtë dhe brenda fushës. Ta shijojnë djemtë dhe të kapim më të mirën nga ndeshja. Spanja? Janë nivel shumë i lartë, të gjithë ata që do të luajnë prej tyre do të tregojnë veten”.

“Duhet një zemër shqiptari nga të gjithë ne. Kam besim se djemtë do të luftojnë deri në momentin e fundit. Të kënaqen për vete, pastaj do të na kënaqin edhe neve”, u shpreh Cana.

Leave a Reply

Your email address will not be published.