Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Evropa po e lufton planin e botës ruse, por nuk po e lufton planin e botës serbe në rajon.
Hoxhaj, kështu është shprehur në Konferencën e Lidershipit Evropian që u mbajt në Vjenë, ka njoftuar ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka njoftuar se nga prania e tij në Konferencën e Lidershipit Evropian për marrëdhënie mes Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimit Evropian – Vështirësitë dhe prespektiva, ka ndarë një pjesë të fjalës së tij, derisa ishte pjesë e panelit, ku u fol për gjendjen dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.
Ai, tutje ka thënë se kjo ka bërë që edhe pse lufta ka përfunduar me 1999, Serbia ndjek më tutje ndaj Kosovës platformën e njëjtë që ka sjellë deri te vet lufta!
“E kur agjenda politike mbetet e njëjtë, nuk ka parakushte politike, shoqërore dhe morale, as për normalizim politik dhe ndërshtetëror. Prandaj, njohja e ndërsjellë është qëllim, mjet dhe themel i çdo marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, si gurthemel i paqes rajonale në Ballkan. Arritja e një marrëveshjeje është urgjente, por ajo mund të ndodhë nëse uniteti politik i brendshëm në Kosovë mbështetet nga uniteti euroatlantik.”, ka shkruar tutje Hoxhaj, derisa ka cituar fjalimin e tij në Konferencë të Vjenës.