Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbi 700 mijë objekte janë skanuar në më pak se një muaj në Qendrën e Digjitalizimit.
Në një postim në platformën X, Kurti tha se kjo Qendër është e pajisur me teknologjinë më të avancuar dhe të sofistikuar në rajon.
“Kjo qendër na ka dhënë mundësinë jo vetëm të kapim hapin, por edhe të marrim drejtimin në digjitalizimin e dokumenteve dhe koleksioneve”, shkroi ai.
Qendra e Digjitalizimit është ndërmarrja e parë publike për digjitalizimin e arkivit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.