Politikanët kosovarë ngushëllojnë Turqinë pas shpërthimit që la gjashtë të vdekur e dhjetëra të plagosur

Një shpërthim i madh ka ndodhur gjatë orëve të pasdites në lagjen ‘Taksim Istiklal’ të Stambollit.

Ky shpërthim, për të cilin dyshohet të jetë me motive terroriste, la gjashtë të vdekur e mbi 50 të plagosur, të paktën sipas raportimeve të derianishme.

Se ka të vdekur nga ky shpërthim e ka konfirmuar edhe guvernatori i Stambollit.

Ali Yerlikaya, deklaroi se “ka të vdekur dhe të plagosur” nga shpërthimi.

Ai, në postimin respektiv nuk ka dhënë detaje shtesë, por ka shtuar se shumë shpejtë do të ketë informata të tjera.

Kosova

Figurat politike kosovare ndërkaq kanë reaguar pas sulmit.

Kryesisht përmes rrjeteve sociale shprehën ngushëllime drejt popullit turk për këtë tragjedi.

Një nga të parët ishte edhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj, shkroi se bota duhet të jetë bashkë kundër dhunës e terrorit.

“I tronditur nga shpërthimi i sotëm në Stamboll.Aktet e tilla qyqare, na kujtojnë edhe njëherë që bota duhet të jetë bashkë, e demokratizuar dhe e zëshme kundër dhunës dhe terrorit.Lutemi për viktimat, të lënduarit dhe familjet e tyre. Qëndrojmë pranë Turqisë në këtë ditë të kobshme”, shkroi i pari i AAK-së.

Veç tij, rreth këtij shpërthimi është deklaruar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjareve të viktimave.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shkruar se aktet e tilla të shëmtuara duhet të ndalen dhe ata që qëndrojnë prapa këtyre duhet të marrin dënimin e merituar.

Ngushëllime familjeve të viktimave nga sulmi i sotëm terrorist në Stamboll. Akte të tilla të shëmtuara duhet të ndalen dhe ata që qëndrojnë prapa tyre duhet të marrin dënimin e merituar. Solidarizohemi me popullin mik të Turqisë në dënimin e sulmit dhe lutemi me ta për familjet e viktimave”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës gjithashtu, Glauk Konjufca, është shprehur i trishtuar nga shpërthimi i sotëm.

“Më trishtim morëm lajmin për humbjen e jetëve të pafajshme të disa personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve si pasojë e shpërthimit të sotshëm në Stamboll.Ndajmë dhimbjen e madhe me familjet e viktimave dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve.Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet, popullin turk, Asamblenë e Madhe Kombëtare dhe Presidentin e Turqisë”.

Turqia ndaloi transmetimin e pamjeve dhe pasojat e shpërthimit

Rregullatori turk i medias ka ndaluar përkohësisht mediat lokale të shfaqin pamjet e momentit të shpërthimit, si dhe pasojat e tij.

Siç raporton AP, Komiteti i Radios dhe Televizionit Turk ka vendosur më parë ndalime të ngjashme pas sulmeve, aksidenteve dhe disa ngjarjeve politike.

Në vitin 2016, një sulm terrorist nga një kamikaz ndodhi në rrugën Istiklal të Stambollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.