Vazhdimi i aksionit apo shpëtimi i jetës, koloneli i luftës tregon se cilen e zgjodhi kur një ushtar u plagos rëndë

Ish-komandanti i UÇK-së, Anton Quni ka rrëfyer përjetimet e luftës, e që ato nuk ishin të pakta, duke parë edhe zonën ku shërbente ai.

Një nga detyrat kryesore të atyre që udhëheqnin luftën përveq eliminimit të armikut, ishte edhe ruajtja e jetëve të ushtarëve, e shpëtimi i tyre në rast të ndonjë plagosjeje.

Një i tillë, ishte realizuar me sukses gjatë një aksioni, kur Quni kishte vendosur që të mos vazhdohej tutje lufta, por të shpëtohej bashkëluftëtari i tij.

“Gjithë jemi kujdes që kur e kryejm ndonjë detyrë me pas sa më pak humbje, jemi interesu për jetën e bashkëluftëtarëve tonë, por përvoja e parë kur ne jemi ballafaqu me forcat e armikut, në distancë dy-tre metra, e në situatë të tillë është plagosur ushtari Fatmir Hoti, ishte plagosur shumë rëndë në kokë, ne po depërtonim thellë në zonën e armikut, e tani vie një moment a duhet ta ndalojm komplet operacionin pa bashkëluftëtarin që ne fituam bindjen që ushtari jonë nuk do të mund të shpëtonte, unë e ndaloj aksionin, dhe thërras mjekët e i japin ndihmën e parë, e falë zotit ai djalë sot jeton, punon, e ka krijuar familje. Jam i lumtur që në çdo situatë jemi kujdesur për bashkëluftëtarët tanë”, ka deklaruar Anton Quni.

Leave a Reply

Your email address will not be published.