Korporata Energjetike e Kosovës e ka anuluar konkursin për pozitën e Kryshefit Ekzekutiv.
Arsyeja e anulimit nuk është bërë e ditur, mirëpo KEK ka thënë se do të njoftojnë për rishpallen e konkursit publik për këtë pozitë.
“Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh. a.) njofton opinionin se sot me dt: 27.06.2024, Bordi i Drejtorëve me vendimin me nr. 4165 ka anuluar konkursin për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv me nr. 2946 të dt: 13.05.2024. Lidhur me ri shpalljen e konkursit publik për këtë pozitë, opinioni do të njoftohet me kohë.”
Nagip Krasniqi ka qenë kryeshefi i fundit i KEK’ut, mirëpo ai u shkarkua pasi ishte arrestuar me në prill të vitit të kaluar nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, ushtrim të ndikimit dhe konflikt të interesit sa ishte Kryeshef i KEK-ut.