PDK ende nuk ka vendosur se a do të shkoj në takimin e thirrur nga Osmani për të caktuar datën e zgjedhjeve në Veri

“Ne si PDK do të sillemi konform përgjegjësive tona që kemi si parti parlamentare. Ju takon institucioneve përgjegjëse që mos të lejojnë vakum institucional”, tha Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Tahiri shtoi se në mbledhje të Kryesisë kanë propozuar debat për gjendjen në shëndetësi.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri nuk ka konfirmuar nëse do të marrin pjesë në takimin e sotëm të ftuar nga presidentja Vjosa Osmani, për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të vendit.

“Si PDK kemi kërkuar votimin e një rezolute që ka të bëjë me gjendjen e sektorin e shëndetësisë. Ky sektor nuk e ka fokusin e Qeverisë dhe kryeministrit Kurti. Është e pa tolerueshme që ky sektor tash e një kohë të gjatë të mbetet pa ministër”, tha Tahiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.