Raportet mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë Edi Rama janë ftohur pasi qe një kohë ata nuk kanë pasur takim zyrtar me njëri-tjetrin, mirëpo dy ministrat e tyre, Xhelal Sveçla dhe Taulan Balla po takohen shpesh.
Sveçla pak më parë ka njoftuar se është takuar me Taulant Ballën dhe me menaxhmentin e policive të Kosovës dhe Shqipërisë.
“Kënaqësi si gjithmonë të takohem me mikun dhe homologun tim Taulant Balla në Tiranë dhe me menaxhmentin e Policive të dy shteteve tona, pak para Takimit të Komitetit Mbikëqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm.”
Sveçla ka thënë se janë dakorduar për hapa dhe projekte konkrete në avancimin e bashkëpunimit dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe teknologjike për më shumë siguri dhe goditje të fuqishme ndaj grupeve kriminale.
Ai tha se takimi i radhës së Komitetit Mbikqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm do të mbahet në Prishtinë.
“Në takimin vijues të Komitetit Mbikqyrës me Britaninë e Madhe për luftimin e migracionit të paligjshëm, u prezantuan rezultatet konkrete të këtij bashkëpunimi dhe planet e veprimit në mënyrë që ky mekanizëm të jetë sa më efikas. U dakorduam po ashtu që takimi i radhës i këtij Komiteti të mbahet në Prishtinë.”