/

“Izraeli dhe Palestina kurrë nuk do të mund të jetojnë në dy shtete të ndara”

Izraeli dhe Palestina kurrë nuk do të mund të jetojnë në dy shtete të ndara. Kjo pasi me një vendim unanim, Parlamenti i Izraelit ka votuar kundër planit për zgjidhjes me dy shtete. Për administratën Biden kjo është një kthim pas dhe një goditje që aleati i tij i çmuar jep për Uashingtonin.

Një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez ka qenë politika e SHBA-së për dekada, por mungesa e negociatave midis dy palëve dhe mungesa e përpjekjeve të qëndrueshme të SHBA-së për ta realizuar atë, do të thotë se besimi në një rezultat të tillë është zvogëluar. Të mërkurën në mbrëmje, parlamenti izraelit bëri të qartë qëndrimin e tij, duke votuar me 68 vota kundër planin për krijimin e shtetit të Palestinës.

“Parlamenti i Izraelit kundërshton me vendosmëri krijimin e një shteti palestinez në perëndim të lumit Jordan. Krijimi i një shteti palestinez në zemër të Tokës së Izraelit do të përbënte një rrezik ekzistencial për shtetin e Izraelit dhe qytetarët e tij, do të përjetësonte konfliktin izraelito-palestinez dhe do të destabilizonte rajonin”.

Rezoluta e vendimit të Parlamentit të Izraelit

Vendimi për mos lejimin e krijimit të një shteti palestinez është përkrahur edhe nga Benny Gantz, njeriu të cilin Shtetet e Bashkuara e kishin projektuar për të zëvendësuar Netanyahun. Sakaq, Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit foli me vendosmëri kundër armëpushimit me Hamasin.

“Unë erdha këtu në vendin më të rëndësishëm për shtetin e Izraelit, popullin e Izraelit për t’u lutur për pengjet. Le të kthehen në shtëpi, pa një marrëveshje të pamatur, pa u dorëzuar. Po lutem dhe po punoj shumë që kryeministri të ketë kurajë të mos pranoj dhe të vazhdoj derisa të arrihet fitorja, të shtoj presionin ushtarak, të vijojë me fitoren”.

Itamar Ben Gvir, ministri i Sigurisë Kombëtare, Izrael

Ndërkohë raportohet se forcat izraelite kanë bombarduar kampet historike të refugjatëve të Rripit të Gazës në qendër të enklavës dhe goditën qytetin e Gazës në veri, duke vrarë të paktën 21 persona./a2cnn

Leave a Reply

Your email address will not be published.